Kyqu ose Regjistrohu falas!
 
Dita e shkollės sonė, 5(6) Mars 2009!
Data 15/04/2009 16:09  Autori Gzimos  Hits 368  Gjuha Shqip

Gjimnazi jonë Hivzi Sulejmani si çdo shkollë tjetër e mesme apo edhe fillore në Kosovë, feston ditën e tij. Dhe kjo ditë e shumëpritur për neve, nuk shkoi ashtu si prisnim të gjithë…në atmosferë festive, me këngë e valle në programin kushtuar asaj. Ç’është e vërteta ajo nuk u festua fare në ditën që i takon!

Si pasojë e moskoordinimit të mirë me shkollën ekonomiko-juridike të cilëve ‘u bie hise’ njësoj si ne në këtë ditë, dhe me drejtorinë qëndrore, Kryesia e Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit, merr vendim që manifestimi për ditën e shkollës sonë, të shtyhet një ditë më vonë, pra më datën 6 Mars.



Dhe 6 Marsi erdhi! Disa të lumtur që më në fund do të mbahej programi i përgatitur nga sektori per aktivitete kulturore i KNSH-së, (më saktësisht nga Fatime Hajra dhe Astrit Behrami), disa me fytyra të varura që ky program u shty, por ç’është më e rëndësishmja të gjithë ishin aty, saktë në orën 12:00, për të përcjellur performimet e nxënësve të gjimnazit në fusha të ndryshmë të muzikës dhe artit. Të pranishëm ishin edhe disa nga profesorët e gjimnazit dhe të shkollës ekonomiko-juridike, drejtori i shkollës, Ukshin Uka, si dhe disa përfaqësues nga KK i Fushë Kosovës.

Pas një ore këndim në zhandre të ndryshme, vallzim e humor, të cilat vazhdimisht përcilleshin me duartrokitje të ngrohta nga publiku në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Fushë Kosovë, programi përmbyllet me urime për një vit shkollor sa më të suksesshëm për të gjithë nxënësit e gjimnazit, e në veçanti për maturantët tanë.

Urojmë një manifestim edhe më madhështor se ky, në vitin tjetër e në ditën tjetër të shkollës sonë!

lona
Ju pergezoi per ate organizim te dites se shkolles qe e keni bo shum mire ka qene sidomos kur ka kendue BITI edhe GITARISTAT shum atmosfer e mire u kane ma ndryshe prej hereave tjera BRAVOO
24
Maj
lona
Ju pergezoi per ate organizim te dites se shkolles qe e keni bo shum mire ka qene sidomos kur ka kendue BITI edhe GITARISTAT shum atmosfer e mire u kane ma ndryshe prej hereave tjera BRAVOO
24
Maj
Naviguesi
Paneli i Anėtarit
Tungjatjeta Mysafir
» IP: 38.107.191.81
Pseudonimi
Fjalėkalimi
Kam humbur fjalėkalimin
Regjistrohu

Tė Fundit 5 Users
Mosi Marrinna tringa jehona kushtrim

Njerėz Online
5

Anėtar Online
0

Mysafir Online
5
01:  United states 38.107.x.x
02:  United states 38.107.x.x
03:  United states 38.107.x.x
04:  United states 38.107.x.x
05:  United states 38.107.x.x

» Faqe tė Vizituara
53991
» Vizitorė
2721
Etiketa
Citim
"Guximi ėshtė cilėsia e parė qė i duhet njeriut sepse ajo i garanton secilit barazi tė plotė."
Aristoteli
Reklama