Kyqu ose Regjistrohu falas!
 
Turniri nė futboll tė vogėl
Data 15/04/2009 15:46  Autori Gzimos  Hits 242  Gjuha Shqip

Ardhja e pranverës na zuri në vlugun e punëve dhe aktiviteteve, neve nxënësve të gjimnazit “Hivzi Sulejmani”. Përveq aktiviteteve tjera edukative dhe kulturore, ne nuk lam anash as sportin këtë vit. Qysh në ditët e para të muajit Mars, organizimet sportive në shkollën tonë filluan lulëzimin e tyre. Organizimi i parë i një aktiviteti sportiv për vitin shkollor 2008/2009, ishte ai i turnirit në futboll të vogël për meshkuj. Menaxhimi i tij deri në detajin më të vogël, u krye nga Këshilli i Nxënësve të gjimnazit, udhëhequr nga Samir Shahini, por gjithashtu, nuk duhet harruar pa falemnderuar edhe profesorët që ndihmuan në referimin e ndeshjeve dhe mbarëvajtjen e tyre.



       Numri i ekipeve të paraqitura ishte i kënaqshëm, gjë që tregon shpirtin sportiv të gjimnazistëve. Nga njëzet e dy ekipet e pranuara në afatin e caktuar kohor të paraqitjes të tyre, nga të katër gjeneratat e tri drejtimeve të ndryshme, në xhiron e parë u eliminuan thuajse gjysma e ekipeve. Pastaj xhiroja e dytë vazhdoi të përzgjedh raundin e dytë të ekipeve më të suksesshme, për të përmbyllur qerekfinalet në xhiron e tretë, nga e cila për në gjysëmfinale kualifikohen katër skuadrat më të mira nga katër gjeneratat, përkatësisht një skuadër nga çdo gjeneratë. Gjysëmfinalet e luajtura nga nga klasët X/3 : XII/1, dhe XIII/1 : XI/3, si skuadra finaliste përcaktojnë klasët XIII/1 dhe XII/1 Në finalen e luajtur në fushën në ambient të hapur, në oborrin e gjimnazit, gjithçka shkon për mrekulli, dhe kampion për këtë vit, shpallet klasa XIII/1, e cila mposhti klasën XII/1 vetëm pas akordimit të penalltive me rezultat përfundimtar 3 : 4, ndërsa vendi i tretë i takon ekipit simpatik të klasës X/3 të cilët mposhtën klasën XI/3 me rezultat 3 : 1.

       Shembulli i mirë i organizimit të drejtë, pa ekscese, dhe të pa’anshëm, është e udhës që të ndiqet edhe nga vitet dhe gjeneratat e ardhshme që do të udhëheqin me shkollën tonë.

 

Samir Shahini

XII/4

Fittox
Samir kallxo qe ni klas i ka dhan 50cent ma pak SmileSmileSmile

i Lusim ata ti kthejn 50cent Smile
21
Pri
Naviguesi
Paneli i Anėtarit
Tungjatjeta Mysafir
» IP: 38.107.191.83
Pseudonimi
Fjalėkalimi
Kam humbur fjalėkalimin
Regjistrohu

Tė Fundit 5 Users
Mosi Marrinna tringa jehona kushtrim

Njerėz Online
6

Anėtar Online
0

Mysafir Online
6
01:  United states 38.107.x.x
02:  United states 38.107.x.x
03:  United states 38.107.x.x
04:  United states 38.107.x.x
05:  United states Google spider
06:  United states 38.107.x.x

» Faqe tė Vizituara
53913
» Vizitorė
2715
Etiketa
Citim
"Edukata ėshtė arma mė e fortė qė ekziston pėr tė ndryshuar botėn."
Nelson Mandela
Reklama