Kyqu ose Regjistrohu falas!
 

Historik i shkurtër i zhvillimit Odiseik të shkollës sonë

Në fillimet e saja në vitin shkollor 1971-1972, shkolla jonë funksiononte vetëm si një paralele e ndarë e gjimnazit të atëhershëm Ivo Llolla Ribar, apo Sami Frashëri i  sotëm. E tillë do të funksiononte dhe do të arsimonte disa gjenerata deri në vitin shkollor 1979-1980, kur edhe do të shëndërrohej pëfundimisht në një shkollë dhe instutucion arsimor të veçant, më saktësisht do të kthehej në një gjimnaz më vete, dhe do të merrte emrin e Hivzi Sulejmanit, për të vazhduar kështu edhe për shumë vite të tjera sfidash e vështirësish, deri në ditët tona.

As në vitet e zymta të luftës nuk do të ndalej, për të ecur nëpër një korridor ku nuk dukej aq qartë drita në fund të tij. Profesorët së bashku me nxënësit e atyre gjeneratave, duke rrezikuar edhe vetë mirëqenjën e tyre, përsëri nuk do të ndaleshin, edhe në kushtet më të vështira, duke u bërë kështu një shembull i mirë sakrifice për arsimin shqiptar në tërësi, dhe për atë kosovar në veçanti.

    
Në vitet e pasluftës kur gjithçka po rilulëzonte në Kosovë, e cila me hapa të sigurt po ecte drejtë aktit përfundimtar të Pavarësisë, më saktësisht në ditën e 23 qershorit të vitit 2006, gjimnazi jonë bashkë me dy shkollat tjera të mesme të Fushë Kosovës, shkollën e mesme ekonomiko-juridike dhe atë teknike, me një ligj të veçant të MASHT-it riorganizohen në një shkollë të vetme të mesme që mer emrin të cilin dikur mbante gjimnazi, dhe u quajt “Hivzi Sulejmani”. Edhe pas këtij bashkimi, shkolla jonë vazhdon të mbajë karakteristikat e veta dalluese, si për nga numri i nxënësve, sukseset, dhe disiplina. Në këtë vit shkollor, 2008/2009, gjimnazi numëron 722 nxënës, nga klasa X deri në atë XIII, të ndarë në tri drejtime, drejtimin e shkencave natyrore, drejtimin e përgjithshëm dhe drejtimin e shkencave shoqërore. Neve pajisemi me dituri të nevojshme nga 32 mësimdhënës. Gjithsejt këto tri drejtime numërojnë 18 paralele. Pavarësisht këtyre statistikave të kënaqshme dhe stimuluese, ne ballafaqohemi me probleme të ndryshme të sferave të ndryshme. Mungesa e hapësirës shkollore në raport me numrin e nxënësve, mungesa e laboratoreve dhe kabineteve të domosdoshme për punë praktikë etj, janë vetëm disa prej problemeve dhe preokupimeve tona kryesore për çdo vit dhe gjeneratë. Por prapëseprapë gjimnazi “Hivzi Sulejmani”, vazhdon të mbetet një ndër shkollat më të mira, dhe kap majat e sukseseve në shumë fusha. Këtë më së miri e tregojnë vetë sukseset e nxënësve nëpër gjenerata., duke prirë gjithmonë në nivele të ndryshmë të dijes, intelektit, kulturës, sportit etj.

Përgatiti : Ardian Ferati


Naviguesi
Paneli i Anėtarit
Tungjatjeta Mysafir
» IP: 38.107.191.83
Pseudonimi
Fjalėkalimi
Kam humbur fjalėkalimin
Regjistrohu

Tė Fundit 5 Users
Mosi Marrinna tringa jehona kushtrim

Njerėz Online
5

Anėtar Online
0

Mysafir Online
5
01:  United states 38.107.x.x
02:  United states 38.107.x.x
03:  United states 38.107.x.x
04:  United states 38.107.x.x
05:  United states 38.107.x.x

» Faqe tė Vizituara
54028
» Vizitorė
2724
Etiketa
Citim
"Njerëzit e mëdhenj kanë qëllime, të tjerët kanë dëshira."
Washington Irvin
Reklama