Së pari ju urojmë mirë se ardhje në portalin dhe forumin tonë !
Ne ju falenderojmë për vizitën tuaj , shpresojmë që të kaloni sa më mirë.
Edhe vet nga emri Hivzi Sulejmani , mund të kuptoni se ju jeni në portalin e gjimnazit "Hivzi Sulejmani"
Që të keni mundësi të postoni në forumin tonë atëherë: klikoni këtu , që të regjistroheni !
Në HS Portal ju do të keni mundësitë të postoni në forumin tonë , të shkarkoni ,të leni komente , të lexoni artikuj të shikoni galerinë por edhe të lexoni lajmërime dhe informata tjera rreth shkollës sonë.
Gjimnazi jonë Hivzi Sulejmani si çdo shkollë tjetër e mesme apo edhe fillore në Kosovë, feston ditën e tij. Dhe kjo ditë e shumëpritur për neve, nuk shkoi ashtu si prisnim të gjithë…në atmosferë festive, me këngë e valle në programin kushtuar asaj. Ç’është e vërteta ajo nuk u festua fare në ditën që i takon!
Si pasojë e moskoordinimit të mirë me shkollën ekonomiko-juridike të cilëve ‘u bie hise’ njësoj si ne në këtë ditë, dhe me drejtorinë qëndrore, Kryesia e Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit, merr vendim që manifestimi për ditën e shkollës sonë, të shtyhet një ditë më vonë, pra më datën 6 Mars.
Ardhja e pranverës na zuri në vlugun e punëve dhe aktiviteteve, neve nxënësve të gjimnazit “Hivzi Sulejmani”. Përveq aktiviteteve tjera edukative dhe kulturore, ne nuk lam anash as sportin këtë vit. Qysh në ditët e para të muajit Mars, organizimet sportive në shkollën tonë filluan lulëzimin e tyre. Organizimi i parë i një aktiviteti sportiv për vitin shkollor 2008/2009, ishte ai i turnirit në futboll të vogël për meshkuj. Menaxhimi i tij deri në detajin më të vogël, u krye nga Këshilli i Nxënësve të gjimnazit, udhëhequr nga Samir Shahini, por gjithashtu, nuk duhet harruar pa falemnderuar edhe profesorët që ndihmuan në referimin e ndeshjeve dhe mbarëvajtjen e tyre.
Një vit përplot festa dhe ditë pushimi , mirë për ata që i kanë përfunduar notat , por keq për ata që presin të marrin nota në ndonjë lëndë.
Shpresoj që ta kenë shfrytëzuar këtë pauzë 5 ditore.